Bianka Dervishi, shqiptarja që jeton prej 16 vitesh në Itali, ka rrëfyer nga jeta e saj që në moshën 19 vjeçare ajo vendosi të bëhej kamioniste.
“Lashë profesionin tim si parukjere për t’ju përkushtuar më shumë kamionit”, tregon ajo për Euronews.
Fillimet për të nuk kanë qenë të lehta, por mbështetja më e madhe ka qenë familja e saj.
“E kisha të vështirë t’ua thoja familjarëve, por pastaj ata ishin të lumtur, sidomos babai”, tha Dervishi.
Ajo ka treguar se i ka habitur të gjithë në Itali pasi është e vetmja femër në kompani që punon kamioniste.
“Në kompaninë që jam, jam e vetmja vajzë aty, por kur unë zbres më shikojnë më çudi”,shton më tej Bianka.