Kryeministri Edi Rama ka prezantuar “Traffic Town”-in, që është këndi i parë edukativ dhe argëtues për fëmijët.
Të vegjlit përmes lojërave do të mësojnë rregullat dhe sinjalistikat e qarkullimit rrugor, një projekt që ka nisur në Tiranë e do të vazhdojë rrugëtimin edhe në qytetet e tjera të vendit nga veriu në jug.
Pranë Këndit të Sigurisë Rrugore do të jetë edhe Qendra Kombëtare e Monitorimit të Trafikut Rrugor, e cila do të rrisë kontrollin në rrugët kombëtare si dhe parametrat e sigurisë në këto akse.
/5pyetjet.al