Sportisti Albin Tahiri ka shënuar rezultat të mirë në garën e mbajtur në disiplinën e kombinimit alpin që përbëhet nga lëshimi dhe sllallomi.
Ai është renditur në vendin e 15-të nga 27 garues sa morën pjesë.
Ky është pozicioni më i mirë në karrierën e tij në Lojërat Olimpike Dimërore dhe po ashtu rezultati më i mirë për Kosovën.
Garat për Albin Tahirin nuk ka përfunduar. Ai do të garojë edhe më 13 dhe 16 shkurt, në sllallom të madh dhe sllallom.