Pasditen e djeshme, në puntatën e rradhës të “Për’puthen” u transmetua takimi i parë i Lauretës pikërisht me Bledin.
Teksa duket se çdo gjë midis tyre shkoi shumë mirë, sjellja e Bledit e impresionoi Lauretën, duke thënë se ai e bëri të ndihej më mirë lidhur me të shkuarën e saj të vështirë.
Megjithatë, nuk mbaroi me kaq! Bledi ka surprizuar konkurrenten duke i bërë edhe një dhuratë mjaft të veçantë që e emocionoi Lauretën. Ai i dhuroi një orë me foto të Strugës, një vend në të cilin Laureta është shprehur se mund të gjejë qetësi!
Bledi: “Meqë më ka fol shumë për Strugën se ka qenë edhe vet, unë i kam sjellë diçka shumë të bukur nga vendi im! Më ke thënë që ke kaluar shumë mirë edhe je qetësuar!”
Laureta: “Faleminderit, kjo ka një kuptim shumë të veçantë për mua! Unë njerëzit e Strugës dhe rrugët e Strugës i shoh si qetësi të shpirtit, ndërsa kjo ora ndoshta ka këtë titullin tim të ri, apo kapitullin tim të ri, me kohën!”
Ndërkohë, ka patur dhe konkurrentë të cilët janë shprehur shumë skeptikë lidhur me qëndrimin e Bledit, duke e akuzuar se ka të njejtat sjellje me të gjitha vajzat që pretendon se ka pëlqim.
/5pyetjet.al