-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumb kokës! Zbulohet misteri, si vdiq babai i dy fëmijëve në Lezhë

Kryesoret

Një plumb në kokë i mori jetën Amaros Dedës në Lezhë. 30-vjeçari banues në Shënkoll ndërroi jetë në spital.

Rreth orës 15:00 të ditës së sotme ai u transportua me urgjencë në spital nga familja, por tentativa e mjekëve rezultoi pa sukses, pasi babai i dy fëmijëve vdiq.

Paraprakisht dyshohet se i riu vrau veten me armë zjarri pas debateve në familje. Por hetimet ende nuk kanë përfunduar. Ngjarja ndodhi në Shënkoll.

Policia shkoi në shtëpinë e viktimës për të pyetur familjarët dhe sekuestruar armën me të cilën dyshohet se Deda vrau veten.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje te familarët. “E mjera unë ç’më gjeti” shprehet e tronditur motra e viktimës.

Deda rezulton emër i njohur për drejtësinë, pasi disa vite më parë është akuzuar për një tentativë grabitje në banesën e një të moshuare.

Për ngjarjen e sotme, policia thotë se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit