-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Del nga takimi Nënë Liza: Refuzoj mbështetjen me taksat e popullit

Kryesoret

Nënë Liza, nëna e fortë që po i reziston debatit propagandistik të çdo politikani.

Nënë Liza sapo doli nga takimi me kryeministrin Rama e ka kundërshtuar propagandën e kryeministrit dhe ka refuzuar garancinë vetëm me fjalë, ndër të tjera ajo tha:

“Unë refuzoj ndihmën me taksat e popullit, unë e kam bërë shtëpinë vetë me djersën e djemve dhe vajza të mija dhe ska të drejtë të ma marri askush”.

Kur u pyet nga gazetarët se nëse do e linte tani shtëpinë pas garancisë që i ofroi Rama, ajo u përgjigj prerë dhe pa asnjë ndroje:

“Nuk besoj mor gjallë, i merr era. S’kam për të dalë nga shtëpia. Kontratën nuk e kam marrë. Dua kontratën me bashkinë, me vulë, me noter. Atëherë ulem unë. Kur ta firmosë kryebashkiaku. Nuk e fal se nuk kam mundësi, I kam falur boll. I dua të gjitha metrat katrorë. Unë vilë e kam pasur. si kërkova vilë, por siç e kam pasur. E kam pasur në proces legalizimi. Kontratën do e firmos kur të vijë kryetari i Bashkisë, ai e vendos. S’ka asnjë afat, asnjë garanci. Se kur do bëhet pallati se dimë. Kryeministri thotë; do e merrni. Por kur do e marrim? S’kemi marrë asnjë garanci.”, tha ajo.

Kujtojmë se nënë Liza është bërë simbol i rezistencës për prishjen e banesave tek lagjia e “5 Majit”

/5Pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit