-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nënë Liza: Nuk isha e përgatitur të më ndërpresin fjalën, shteti po hedh pleqtë në rrugë të madhe

Kryesoret

Mëngjesin e kësaj të hene, banorët e zonave të 5 Majit, Laprakës, kanë dalë sërish në protestë para Bashkisë së Tiranës.  Në thirrjet e banorëve kërkohet drejtësi për shpronësimet e pronave të tyre.

Po ashtu kërkohet transparencë për devijimin e projektit të Unazës së Madhe. Protestuesit akuzojnë bashkinë se po i vjedh haptazi.

Një ndër protestueset ishte edhe Nënë Liza e cila foli edhe për ndërprerjen e fjalës herën e kaluar.

“Unë kërkova të flisja, e mora vesh se kush ishte. Ajo ishte punonjëse e bashkisë. Unë kam dalë për të drejtën time, për hallin tim. Dua që kryetari i bashkisë së marrë masa, dhe të na strehojë. Njëherë erdhi tërmeti, njëherë korona. Por ne tërmet kemi shtetin tonë. S’ka bërë vaki që shteti të bëjë kështu me popullin e vetë. pse të rrimë rrugëve ne?! Mua mu shkatërrua shtëpi, gjithçka. Kam marrë një dhomë me qira, paguaj 150 mijë lekë. Nuk dua të firmos asgjë. Shteti duhet të japë lekët. Shteti ka për të bërë ndërtime dhe prish shtëpi, por nuk rrit pensionet. S’kam ku të jetoj, të jetoj në rrugë të madhe?! Futën në burg djalin tim, një nënë të 2 fëmijëve të vegjë! Shtëpia, grua, arma, nuk lëshohen kurrë. Ajo gruaja s’ka punë me mua, të zotnojë shtëpinë e vetë. Unë s’dua shtëpi sociale. Jam me të drejtën e Zotit.”, tha e moshuara.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit