-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Drejt rrënimit Kalaja e Artanës në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e UNESCO-s

Kryesoret

Kalaja e Artanës konsiderohet një nga atraksionet më të vjetra dhe më të vizituara nga turistët në Kosovë. Por si rezultat i një pune jo profesionale që është bërë para disa vitesh nga një kompani serbe, gjendja e saj nuk është aspak e mirë. Ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, i tha Radio Kosovës se kanë marrë disa masa emergjente për përmirësimin e gjendjes dhe se për këtë janë duke biseduar edhe me UNESCO-n, pasi ajo ka qenë mbikëqyrëse e këtij projekti.

Në vitin 2015, UNESCO i kishte dhënë projektin për restaurimin e Kalasë së Artanës Kompanisë “KOTO” nga Beogradi. Pas një pune 3 vjeçare me një kosto mbi 1 milion euro, kalaja fillon të shkatërrohet gradualisht. Pas këtij skandali, kompania në fjalë rifillon restaurimin por punimet u ndërprenë nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve me arsyetimin se ato ishin punime jo profesionale dhe me rreziqe të mëdha për monumentin. Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku, i tha Radio Kosovës se kanë marrë masa emergjente aty, sepse janë të rrezikuar edhe qytetarët. Ai tha se janë duke biseduar edhe me UNESCO për këtë çështje, për arsye se këta të fundit e kanë mbikëqyrur këtë projekt.

“Ka zhvillime rreth Kalasë. Ne jemi siguruar që të merren masat emergjente në atë lokalitet, sepse deri vonë kanë qenë të rrezikuar edhe qytetarët. Prandaj kemi marrë masa emergjente, jemi në komunikim të rregullt me zyrën e UNESCO në Sarajevë dhe së shpejti pritet të ketë veprime në raport me rehabilitimin e dëmeve që janë shkaktuar atij lokalitetit”, tha ai.

Çeku tha se kompania që e ka shkaktuar dëmin duhet të ofrojë dëmshpërblim.

“Janë çështje procedure që unë besoj se kompania që ka shkaktuar demin duhet të ofrojë dëmshpërblim, por nëse do të vazhdojnë me të njëjtën kompani apo forma të tjera, këto janë çështje që do të dakordohen në nivel të ekspertëve”, shtoi ai.

Kalaja ndodhet në Komunën e Artanës, rreth 30–35 km në perëndim prej Gjilanit dhe rreth 39 kilometra në jug-lindje të Prishtinës, ku ruhen rrënojat e qytetit dhe fortesës mesjetare të Novobërdës. Ky monument vizitohet nga qindra mijëra vizitorë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit