Nuk ka marrëveshje. Takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe tre banorëve të “5 Majit” u mbyll pa sukses. Nënë Liza, simboli i rezistencës tha se me kreun e qeverisë nuk u mor vesh për asgjë.
“Asnjë garanci, fjalët i merr era. Nuk dua shtëpi me taksat e popullit. Ku me fol, ku merresh vesh. Nuk besoj. Fjalët i merr era. Nuk i kërkova vilë, por shtëpinë sikur e kisha” tha ajo.
Por Edi Rama, pasi e përcolli i tha “Nënë u sqaruam bashkë. Shtëpinë nuk ta sjell dot tani këtu. Kjo ishte fjala ime, mirupafshim”.
“Foli dhe në fund u ngrit dhe iku” tha banorja tjetër që ishte brenda parlamentit. Ndërsa banorja e tretë, u shpreh se kryeministri e ofendoi.
“Nuk i pëlqenin fjalët e mia. Fliste vetëm me nënë Lizën. Më tha pusho, nuk ke të drejtë të flasësh” tha ajo.
/5pyetjet.al