Pasditen e sotme u transportua i plagosur në gjendje të rëndë në spitalin e Lezhës, Amaros Deda 30-vjeç.
Pavarësisht ndihmës së mjekëve, i riu ndërroi jetë. Policia në njoftimin e parë për ngjarjen thekson se “dyshohet së është vetëplagosur me armë zjarri”.
Deda rezulton emër i njohur për drejtësinë, pasi disa vite më parë është akuzuar për një tentativë grabitje në banesën e një të moshuare.
Për ngjarjen e sotme, policia thotë se grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave.
Gjithashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit me të cilën dyshohet të jetë kryer vetëvrasja.
/5pyetjet.al