Këngëtarja e njohur Tuna konkurroi në spektaklin “Dancing With The Stars” plot 7 vite më parë. Ajo u shpall fituese e atij edicioni dhe si shpërblim i takonte një apartament në Tiranë.
Një vit pas spektaklit Tuna reagoi duke thënë se çmimi nuk i ishte dhënë ende. Tashmë kanë kaluar 7 vite dhe deri më sot ajo nuk i ka marrë në dorë çelësat e apartamentit.
Këngëtarja ka bërë së fundmi një postim në Instagram, ku ironizon me nota humori.
“Sot 7 vjet fitova Dancing With The Stars”. Çmimi i premtuar në opinion ishte një apartament në Tiranë. Garant ende është tu u ndërtu”, ka shkruar Tuna.
/5pyetjet.al