Në një intervistë për emisionin “Të Paekspozuarit”, Presidenti Ilir Meta u shpreh se në gjithë këtë situatë në të cilën gjendet populli në vend, është shtuar nevoja për një lidership të ri.
Sipas Metës, angazhimi i tij do të jetë pas 24 korrikut. Populli shqiptar ka nevojë për lidership. Populli ka nevojë të marrë në dorë fatin e vet, dhe të kërkojë llogaridhënie tek ata, që e drejtojnë atë. Pas 24 korrikut 2022 do angazhohem, për të vendosur themelet e Republikës!
Në shesh-betejë unë do të jem pas 24 korrikut, pavarësisht padurimit tuaj. Unë raportin e kam popullin tim dhe e kam të shkëlqyer. Mua “non grata” nuk më bën dot “Gruaja e Bilalit”. Unë raportin e kam vetëm me popullin shqiptar dhe atij do t’i drejtohem pas 24 korrikut.