Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare Kadrie Kadare, motra e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare. Ajo ndërroi jetë të mërkurën, ndërsa u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit.
Në ceremoninë e varrimit ishte i pranishëm edhe shkrimtari, si dhe miq e të afërm të familjes.
Kadrie Kadare ka qenë redaktore letrare në disa media. Gjithashtu, Kadrie Kadare është njohur në qarqet letrare dhe gazetareske si ‘Kakuja’. Në vitet e fundit ajo punoi edhe në shtëpinë botuese “Onufri”.