Menjëherë pasi votuan zgjatjen e afateve të organeve të vetingut në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka mbledhur kryesinë e Partisë Socialiste.
Rama ka qenë ndër të parët që ka mbërritur në selinë rozë, ndërsa më pas aty kanë mbërritur edhe Erion Veliaj e Arben Ahmetaj.
Mësohet se temë diskutimi në këtë mbledhje të socialistëve do të jetë Këshillimi Kombëtar, por mbi të gjitha përgatitjet për zgjedhjet lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit.