Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste, kryeministri Rama bëri të ditur se është diskutuar në lidhje me nismën e Këshillimit Kombëtar, por edhe për zgjedhjet e 6 marsit.
Kryeministri theksoi se pret një rezultat shumë të mirë nga zgjedhjet e pjesshme lokale, ndërsa u shpreh se tashmë patronazhistët kanë nisur punën.
“Patronazhistët kanë nisur punën për 6 marsit. Ata janë njerëz si ju. Mendoj se do të kemi rezultat pozitiv”, tha Rama.