Është vetëdorëzuar në policinë e Korçës i shpalluri në kërkim Roxhers Demirasi nga autoritetet greke për vrasjen e 19-vjeçarit.
20-vjeçari u arratis drejt Shqipërisë nga Greqia pas vrasjes së Alkis Kampanos në Selanik, disa ditë më parë, ndërkohë që akuzohet se është i përfshirë. Demirazi ka kërkuar të vetëdorëzohet. Lajmi u konfirmua nga avokatja greke, e cili tha se kishte kontaktuar me të që të dorëzohej.
Sipas avokates Anthoula Anasoglou, 20-vjeçari ka kontaktuar me një tjetër përfaqësues ligjor dhe është shprehur se donte të dorëzohej.