-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Protesta te “5 Maji”, Veliaj: Të gjithë do të marrin bonusin e qerasë dhe hyrje te pallatet e reja

Kryesoret

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e sotme u shpreh se vendimet që kanë marrë në lidhje me shtëpitë në lagjen “5 Maji” do u qëndrojnë deri në fund.

Veliaj tha se të gjithë që kanë firmosur do të marrin bonusin e qerasë  dhe do të marrin metrat katrorë siç i kanë pasur.

Gjithashtu ai u bën thirrje të banorëve të tjerë të shkojnë të firmosin.

“Vendimet i kemi marrë dhe do qëndrojmë deri në fund. Kalojmë ktë bonus qeraje për familjet e reja që kanë firmosur. Më rezulton që vetëm 5-6 % janë ata që nuk kanë firmosur.

I ftoj të vijnë dhe të firmosin, marrin bonusin e qerasë dhe do të marrin metrat katrorë siç i kanë pasur edhe pse 99% e qyetetit ndihet e fyer nga ky lloj bullizmi që bën një pakicë e vogel ndaj një shumice që i kanë votuar këto ligje, këtë qyetet, këtë bashki edhe këtë qeveri.

Në këtë fazë ne thjesht do zbatojmë një seri vendimesh qe kemi per t’ju dhënë qera këtyre banorëve”, tha kryetari Erion Veliaj.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit