-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Wallace: Rusia do të nisë stërvitjen bërthamore së shpejti

Kryesoret

Britania është shprehur e gatshme të dërgojë trupa në Europën Lindore, pas rritjes së tensioneve në kufijtë e Ukrainës me Rusinë dhe Bjellorusinë. Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar Ben Wallace tha se ushtria britanike mund të dërgojë më shumë trupa në Europën Lindore dhe Jugore nëse do të  jetë e nevojshme.

Ministri britanik theksoi se Mbretëria e Bashkuar njihet si një lojtar serioz në çështjet ndërkombëtare dhe theksoi se përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizës ukrainase janë “progres i ngadaltë”. Ai paralajmëroi gjithashtu se çdo pushtim rus i Ukrainës do të shkaktonte një krizë humanitare dhe zbuloi se Rusia planifikon të nisë një “stërvitje  bërthamore” së shpejti.

Të enjten, vetë Johnson vizitoi selinë e NATO-s, duke theksuar se Aleanca e Atlantikut të Veriut duhet të mbështesë të drejtën e Ukrainës për t’u bashkuar me NATO-n.

“Pavarësisht nëse jemi pjesë e NATO-s apo jo, ne duhet të përpiqemi të mbrojmë të drejtën sovrane të vendeve,” tha Wallace.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit