-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Greiçevci: Thaçi mezi pret t’i falënderojë qytetarët personalisht

Kryesoret

Lirim Greiçevci, anëtar i ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit në Gjykatën e Hagës, ka zbuluar se ka komunikuar drejtpërdrejt me ish-presidentin për rastin e ditëlindjes së tij.

Përmes një postimi në Facebook, Greiçevci bëri me dije se e ka uruar Thaçin personalisht dhe e ka informuar për mijëra urime që ka marrë nga qytetarët, të cilët kërkojnë që kjo të jetë ditëlindja e fundit që ai kalon në paraburgim.

“Një nga përparësitë që e kam si anëtar i ekipit mbrojtës të Presidentit Hashim Thaçi është që kam mundësi të komunikoj drejtpërsëdrejti me të. Sot e kisha privilegjin që t’ia uroj ditëlindjen personalisht. Më me rëndësi, e informova për mijëra e mijëra urime për ditëlindjen e tij që kam parë në rrjete sociale, ku qytetarët shprehin dëshirën që kjo të jetë ditëlindja e tij e fundit në ambientet e paraburgimit në Hagë”, shkroi ai.

Greiçevci njëherësh shkroi se ish-presidenti ka shprehur mirënjohje për mbështetjen e qytetarëve ndër vite, duke theksuar se pret që në të ardhmen t’i falënderojë ata edhe personalisht.

“Presidenti Thaçi është shumë mirënjohës ndaj secilit qytetar të Kosovës dhe mezi pret t’i falenderojë personalisht, për gjithë mbështetjen që kanë treguar përgjatë këtyre viteve të rënda. Këtë postim po e shoqëroj me një foto nga pritja me nderime ushtarake që iu bë Presidentit Thaçi në akademinë prestigjioze ushtarake britanike “Sandhurst”, në ditëlindjen e tij, më 24 prill 2017”, tha Greiçevci.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit