-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Yuri Kim: Eci rrugës dhe shikoj që Shqipëria është shembull për botën

Kryesoret

Ambasada amerikane në Tiranë ka shpërndarë fjalën e diplomates Yuri Kim, e cila e ka vlerësuar Shqipërinë “si një lider botëror” kur bëhet fjalë për lirinë fetare dhe harmoninë ndërfetare.

“Nuk është e tepruar të thuhet se Shqipëria shihet si një lider botëror kur bëhet fjalë për lirinë fetare dhe harmoninë ndërfetare. Këtë vit e kemi parë Shqipërinë në skenën globale, si anëtare e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke folur për të drejtat e njeriut dhe sigurinë njerëzore në mbarë botën. Zëri juaj është veçanërisht i fuqishëm për shkak të historisë së Shqipërisë dhe të vlerave të Shqipërisë”, u shpreh ambasadorja Yuri Kim.

Ajo u shpreh se Shqipëria gjithmonë ka mbrojtur lirinë fetare dhe të drejtat e pakicave fetare.

“Që nga tradita shqiptare e Besës dhe mbrojtja e refugjatëve hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore e deri te mbajtja e qëndrimit në Kombet e Bashkuara për ujgurët myslimanë të persekutuar, Shqipëria ka mbrojtur lirinë fetare dhe të drejtat e pakicave fetare. Në bazë të kësaj tradite, Shqipëria po mirëpret mbi 2,200 afganë që u arratisën prej talebanëve verën e kaluar”, shtoi ambasadorja Yuri Kim.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës tha se për të arritur atë që ka Shqipëria duhet angazhim dhe respekt i palëkundur.

“Pa dyshim, Shqipëria është një shembull i ndritshëm për vendet e tjera dhe shoqëritë shumëetnike. Por, harmonia fetare nuk është dhe nuk duhet marrë si e mirëqenë. Vetëm shikoni vendet e tjera anembanë botës ku mosmarrëveshjet fetare tensionojnë shoqërinë civile apo më keq, liria për të adhuruar është e shtypur dhe kritikat fetare janë të imponuara nga qeveria. Për të arritur atë që ka Shqipëria, kërkohet një angazhim dhe respekt i palëkundur për të drejtat tona më elementare – e drejta për të menduar lirisht, për të ndjekur besimet tona dhe për t’i shprehur këto besime privatisht dhe publikisht”, tha Ambasadorja Yuri Kim.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit