-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin detajet për ortekun e borës në Brezovicë: Ishte gjigant!

Kryesoret

Shërbimi i kërkim-shpëtimit malor të Kosovës ka dhënë detaje për ortekun e bores gjatë të enjtes në qendrën e skive në Brezovicë.

Sipas matjeve të bëra, ky shërbim ka njoftuar se orteku ishte i përmasave gjigante, ndërkaq skiatorët që kanë qenë jashtë pistës kanë parë lëshimin e ortekut, por kanë shpëtuar pa asnjë lëndim.

“Në datën 10.02.2022 në qendrën e skive Brezovicë, në kodrën e “Folesë së Shqiponjave” drejtimin gjeografik lindje në koordinatat : V 42.17681,L 21.04329, pjerrësi terreni 37°~40° ka ndodhur një ortek i përmasave gjigante. Orteku ka qenë i llojit me pllakëza, dhe thellësisë maksimale, shkëputje e thellë gjerë në sipërfaqen e tokës. Gjerësia e ortekut të formuar është mbi 450m, dhe nënkupton një ortek me përmasa masive. Fatmirësisht skiatorët që kanë qenë jashtë shtegut dhe të njëjtit kanë vënë re lëshimin e ortekut kanë shpëtuar pa asnjë lëndim”, thuhet në njoftim.

Një ekip i Shërbimit të Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës, kanë qënë shumë afër vend aksidentit. Ata janë mobilizuar pa humbur kohë dhe kanë nisur në operacionin e kërkim-shpëtimit në ortek.

Ndërkaq në kërkim kanë marrë pjesë edhe 20 turistë nga Polonia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit