-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ekzekutimi mafioz i vëllait të Misse Beqirit, si e tradhtoi biçikleta e femrave suedezin vrasës

Kryesoret

Flamur Beqiri, vëllai i aktores britanike me origjinë shqiptare, Misse Beqiri, u vra me një breshëri plumbash para shtëpisë së tij luksoze në qendër të Londrës në dhjetor 2019.

Një profesionist suedez që kishte ardhur në Britani për të kryer ekzekutimin mafioz të rivalit të tij të botës së krimit, u shpall sot fajtor nga gjykata britanike, shkruan e përditshmja Daily Mail.

36-vjeçari Flamur Beqiri, babai i dy fëmijëve, motra e të cilit Misse Beqiri ka luajtur në serilian britanik ‘Real Housewives Of Cheshire’, u qëllua dhjetë herë me një pistoletë automatike para gruas së tij dhe djalit dyvjeçar.

Pamjet e kamerave të sigurisë e tregojnë atë të vinte në shtëpi në periudhën e Krishtlindjes, me gruan për dore pas një darke në restorant, ku po pritej nga 24-vjeçari Anis Hemissi, i cili e qëlloi nga prapa për vdekje.

Hemissi, sportist profesionist boksi, kishte kryer dy ditë më parë një studim të zonës i maskuar si mbledhës plehrash, me jelek ndriçues, syze dielli dhe maskë në fytyrë.

Por prokurorët thanë se Hemissi kishte bërë disa gabime në planin e tij të ekzekutimit, siç ishte përdorimi i një biçiklete femrash në misionet e zbulimit. Kjo erdhi sepse në Suedi biçikleta të tilla konsiderohen ‘unisex’, por në Britani e bënin atë të dallohej.

Vrasësi përdorte biçikletën me veshjen e tij si mbledhës plehrash dhe në një prej rasteve ishte konfrontuar nga një rezident që nisi të dyshonte pasi ai po pastronte si rrugët publike dhe një zonë brenda pronës private.

Beqiri dhe gruaja e tij Krasniqi, të cilët kanë bërë një pagesë prej 950,000 paundë për të blerë shtëpinë e tyre 1.7 milionëshe në zonën e Chelsea, ishin martuar më pak se një vit më parë në liqenin Como, në Itali.

Viktima Beqiri, me pasaportë suedeze e të Kosovës, pretendonte se ishte producent muzikor, po ishte i përfshirë në një rrjet të gjerë trafiku droge nga Spanja, drejt Holandës dhe më pas në shtetet skandinave, që prej vitit 2007.

Ai ishte arrestuar disa herë në Evropë dhe besohet se ishte vendosur në Angli ‘për t’u shkëputur nga bota e krimit’. Kohët e fundit, ai raportohet më i shqetësuar për sigurinë e tij. Hemissi u shpall sot fajtor për vrasjen pas gjyqit që zgjati dy muaj. Ndërkohë, suedezi tjetër, Estevan Pino-Munizaga, 35 vjeç, i shpëtoi akuzës së vrasjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit