Parlamenti ka miratuar një ditë më parë ndryshimet Kushtetuese për zgjatjen e afatit të institucioneve të vetingut. PS dhe PD bashkuan votat dhe miratuar me 118 vota pro, 4 vota abstenim propozimin e maxhorancës për të zgjatur afatin e vetingut për institucionet, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit si dhe Komisionerin Publik.
Sipas njoftimit të Kuvendit është zbardhur lista e plotë se kush ishte përkrahës i zgjatjes së procesit të vettingut dhe kush nuk ka votuar.
Ajo që bie në sy është fakti se nga radhët e PS, ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku nuk ka votuar për zgjatjen e afatit të organeve të vetingut. Balluku duket se nuk ka votuar vetëm për ndryshimet Kushtetuese, ndërsa dy nismat e tjera në axhendë i ka votuar pro.
Ndërkohë që lista pason me Sali Berishën që ka qenë prezant gjatë seancës, por nuk ka votuar, po ashtu në listë janë dhe përkrahësit e tij, si Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Flamur Noka etj.
Nga radhët e përkrahësve të Sali Berishës duhet se Isuf Çela ka votuar abstenim, ndërsa Edi Paloka nuk është paraqitur fare në seancë.
Mes votave bie në sy dhe tre votat e LSI, të cilat u hodhën ‘të bardha’ pra abstenim. Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho ishin abstenimet, kurse Agron Çela doli nga rreshti dhe votoi pro zgjatjes së afatit të vetingut.
Ishin por nuk votuan
Sali Berisha
Belinda Balluku (PS)
Luan Baçi
Luçiano Boçi
Oerd Bylykbashi
Belind Këlliçi
Sorina Koti
Bujar Leskaj
Flamur Noka
Edmond Spaho
Agron Shehaj
Tritan Shehu
Albana Vokshi
Abstenim
Monika Kryemadhi
Petrit Vasili
Erisa Xhixho
Isuf Çela
Nuk ishin fare në seancë
Edi Paloka, mungon
Flutura Açka, mungon
Tomor Alizoti, mungon.
Marr nga Panorama.al