Disa ditë më parë, “Vëllai i Madh” iu dha mundësinë banorëve të ftojnë miq në shtëpi për të darkuar. Mirëpo, për këto darka ata duhet të paguanin dhe paratë do zbriten nga çmimi i madh prej 115 mijë euro. Dhe dy nga të ftuarit ishin edhe dy opinionistët Arbëri dhe Balina.
Përveç të tjerash në mediat sociale qarkulloi një lajm se Balina i ka futur Donaldit një letër fshehurazi. Rreth këtyre dyshimeve, Balina ka folur për herë të parë sonte gjatë spektaklit kur u pyet nga Arbana.
Ajo i mohoi këto zëra duke folur me ironi. “Meqë ishte fundi dhe loja ka mbaruar thash të fus ndonjë letër dhe të ndez pak sherret ta bëj më interesante!”- tha ajo me ironi.
E pyetur nga Arbana se çfarë përgjigje mori nga Donaldi, Arbëri tha se ka marrë një zemër në qepë, referuar autografit që Donaldi ia dha me shaka kur po largoheshin.