Një ortek bore ka rënë të enjten në pistën e skive në Brezovicë. Katër persona kanë qenë duke bërë ski në momentin e rënies së ortekut, dhe janë shpëtuar nga ekipi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës.
Ekipet që gjendeshin atje kanë filluar menjëherë kërkimin për të parë nëse ka edhe persona tjerë, por rezultoi se nuk kishte.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka deklaruar se nuk ka persona të lënduar nga orteku.
Ndërkaq në rrjete sociale janë publikuar pamje nga momenti i fillimit të ortekut në pistën e skive në Brezovicë.
PAMJET: https://web.facebook.com/watch/?v=5064278526926551