-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Veten paç në qafë, mos u hidh përpjetë”, debat për inceneratorët, Tabaku: Abuzimet e Veliajt dhe Ahmetajt

Kryesoret

Komisioni hetimor i Kuvendit që drejtohet nga Jorida Tabaku në mbledhjen e sotme futi në hetim inceneratorin e Tiranës, procedurat dhe çfarë ndodh realisht sot atje, kur në fakt janë paguar miliona euro.

Jorida Tabaku duke cituar KLSH-në, akuzoi Erion Veliajn se “Ka marrë përgjegjësi financiare që nuk i takon duke u përgjigjiur për të gjitha bashkitë e qarkut të Tiranës. Ka dërguar një shkresë në emër të tij dhe ka marrë përgjegjësi në emër të këshillit bashkiak” tha ajo.

Më tej, deputetja demokrate tha se “Iu dha bonusi një kompanie që nuk ekzistonte. Akoma nuk kishte konsultim për cështjen e mjedisit, lejen dhe të gjitha procedurat e tjera. Por kompania mori bonusin” tha ajo.

Një tjetër shkelje sipas saj është kontrata në euro. “Kontrata e koncesionarit të Tiranës është në euro. Duke shtuar riskun e kursit të këmbimit dhe inflacionit që KLSH e ka llogaritur dhe shkon në 78 mln euro”.

“Kosto reale 430 mln euro dhe këtu ka përgjegjës është Arben Ahmetaj dhe Lefter Koka, që kanë miratuar një kontratë që ia kanë kaluar të gjitha rrisqet shtetit dhe asnjë koncesionarit”.  

Por cfarë ndodh sot realisht në inceneratorin e Tiranës? “Kam disa pyetje sot. A ka përfunduar loti i parë në dhjetor të 2019? Loti i dytë a ka shkuar 6 muaj më pas? Loti i tretë, katërt e kështu me radhë?

A kemi sot një landfill apo një incenerim të plotë me të nënta lotet fizikisht me të gjithë elementet sikur thotë grafiku i punimeve? Pajisjet e incenerimit nuk kanë ardhur, por tarifa është paguar” tha ajo.

Gjatë debatit, Jorida Tabaku zbuloi sipas saj edhe konfliktin e interesit të n/ kryetares së komisionit hetimor, Ermonela Felaj.

Debati në komision

Jorida Tabaku: Dua t’i kërkoj të pranishmëve këtu nëse ndonjëri nga të pranishmit e opozitës ose të maxhorancës ka konflikt interesi në çështjen e inceneratorit të Tiranës?  Në qoftë se dikush nga të pranishmit këtu ka një konflikt interesi, është përfshirë në vendimmarrje për inceneratorin e Tiranës unë do t’i kërkoj që të mos marrë pjesë në diskutime ashtu siç e kërkon ligji për konfliktin e interesit. T’i deklarojmë konfliktet e interesit që në fillim të mbledhjes.

Ermonela Felaj: Nuk e di çfarë kuptoni ju me konflikt interesi në fakt?

Jorida Tabaku: A jeni përfshirë në vendimmarrje ju?

Ermonela Felaj: Në rastin konkret, se ju jeni kallëzuese dhe po hetoni. Dini ndonjë rast ku ai që kallëzon edhe heton edhe jep vendimin e dënimit? Ma thoni! Nëse nuk është ky konflikt interesi, atëherë gjejeni tjetër kund.

Jorida Tabaku: Konflikti i interesit është a ka ndonjëri nga ne të përfshirë në vendimmarrjen e inceneratorit të Tiranës?

Ermonela Felaj: Përpara se të  ma drejtosh mua këtë pyetje duhet t’ia drejtoni vetes sepse keni bërë kallëzim për këtë çështje.  Kështu që konflikti i interesit në këtë çast ashtu siç e kuptoni ju nuk ekziston.

Jorida Tabaku: Sjell edhe nje here ne vëmendje konfliktin e interesit një shkresë të znj. Ermonela Felaj të përfshirë në procedurën e koncesionit të Tiranës që ka qenë miratuese e një prej fazave. Për këtë arsye dua që të jemi të gjithë të qartë që askush nuk ka pasur vendimmarrje në inceneratorin e Tiranës.

Është një lloj konflikti tjetër interesi nga ai i kallëzuesit. Ne nuk kemi qenë palë në procesin e miratimit dhe dhënies me koncesion. Dhe ky është një shqetësim i drejtë. Kush është jurist besoj se duhet ta kuptojë më mirë se në që jemi thjesht ligjvënës dhe nuk jemi profesion jurist dhe besoj se është një kërkesë e drejtë sipas ligjit.

Jorida Tabaku: Ju gjykoni se jeni në rregull? Veten paçi në qafë.

Ermonela Felaj: Mos u hidh përpjetë.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit