-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ja pse Gentian Picari nuk ishte në listën e PS-së për zgjedhjet e 6 marsit

Kryesoret

Kryetari i bashkisë së Vorës, Gentian Picari po hetohet nga Prokuroria e Posaçme SPAK, për tre akuza, atë të shpërdorimit të detyrës, korrupsionit në zgjedhje dhe grupit të strukturuar kriminal.

Duket se kjo është edhe një nga arsyet përse Partia Socialiste nuk  e rikandidoi për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit.

Por si nisën hetimet ndaj kryetarit aktual të bashkisë së Vorës?

Në shkurt të vitit të kaluar partia Lëvizja Socialiste për Integrim, ka depozituar një kallëzim në SPAK me pretendimin se Picari, ka ndryshuar ekspertizën për disa banesa me qëllim që të përfitonte vota për zgjedhjet e përgjithshme në 25 prill.

Në kallëzim thuhej se, kryetari i bashkisë në bashkëpunim me 3 ekspertë për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti, kanë ndryshuar ekspertizën për 43 banesa duke rritur fiktivisht dëmet.

Ai ka bashkëpunuar me anëtarët e komisionit të posaçëm të rindërtimit, Andi Valisi, Dionis Skura dhe Durim Ibrahimi, që kanë rënë dakord me Picarin për të ndryshuar në vetëm dy ditë, listën me akt ekspertizën  për 43 banesa duke i shpallur të dëmtuara në nivelet DS3-DS4-DS5.

Marr nga ABC.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit