Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca priti ish-presidentin e Kroacisë, Stjepan Mesiq, të cilin e falënderoi për përkrahjen e fuqishme që i ka dhënë pavarësisë së Kosovës.
Madje, Konjufca i tha Mesiçit që kur të vijë në Kosovë, ta konsiderojë këtë shtet si shtëpinë e tij.
“Kroacia dhe ju keni dhënë një kontribut të çmueshëm për Kosovën. Ne me Republikën e Shqipërisë jemi vëllezër, kemi marrëdhënie vëllazërore, por kemi fat që kemi miq si ju. Kosovën konsideroni si shtëpinë tuaj”.