16.028 është në total numri i rasteve aktive me COVID në Kosovë. Dje, nga 4.285 testime, 770 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Ndërkaq, dy persona humben betejen me këtë virus. Në anën tjetër, janë dhënë edhe 1.319 doza anti-COVID.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.798.980 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e MSh-së.
/5pyetjet.al