-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

PD kujtohet pas 4 ditësh për raportin e shëndetësisë: Doli fjala jonë, Rama po vjedh

Kryesoret

Koordinatori i PD-së për shëndetësinë Gazment Koduzi përmes një deklarate nga selia blu paraditen e sotme akuzoi qeverinë Rama se përdori pandeminë për të vjedhur shqiptarët. Duke iu referuar raportit të “Together for Life”, PD thotë se ai konfirmon akuzat e selisë blu për tenderat sekrete, vjedhjen dhe keqmenaxhimin. Katër ditë më parë pati disa deklarata lidhur me këtë raport.

Kreu i shtetit Ilir Meta u shpreh se pas Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe “Together for Life” ngre me të drejtë shqetësimin se Shqipëria është ndër të paktat vende në Europë dhe rajonin e Ballkanit që ende nuk ka publikuar të dhëna dhe raporte mbi efektivitetin e përdorimit të fondeve.

Deklarata e plotë e PD-së

Edi Rama dhe qeveria e tij nuk kursyen as pandeminë për të vjedhur shqiptarët përmes tenderëve dhe koncesioneve korruptive.

Shqipëria renditet sot si vendi më i korruptuar i Europës sipas Raportit të Transparency Internacional.  Nga premtimi për shëndetësi falas, në fakt shëndetësia u kthye në gropën e zezë të korrupsionit e cila ka detyruar shqiptarët të paguajnë nga viti në vit edhe më shumë para nga xhepat e tyre për shërbime shëndetësore.

Në një raport të fundit të Organizatës Together for Life theksohet se mbi 55% e tenderëve të zhvilluar nga viti 2016 deri në dhjetor të vitit 2021 në shëndetësi kishin vetëm një operator pjesëmarrës në garë. Edhe aty ku u përdor garë e hapur ajo nuk ishte rale pasi kriteret u përpiluan për të favorizuar kompanitë e lidhura me autoritetin kontraktor.

Që nga fillimi i pandemisë autoritet shëndetësore zhvilluan 198 procedura prokurimi mbi përballimin e Covid-19 me vlerë mbi 35 milionë euro. Gjysma e tyre, u bënë vetëm me një operator konkurrues, të cilët përfituan në fondin limit. Nga marsi 2020 deri në maj 2021, institucionet e shëndetësisë kontraktuan 60 kompani për furnizime me materiale, që kishin lidhje me pandeminë, nga të cilat 11 kompani, ishin sekrete, procedurë e cila i mundëson qeverisë të mos bëjë transparencë e parave e të fshehë abuzimin.

Në raport veçohet prokurimi i drejtpërdrejtë për blerjen e 54 respiratorëve me 1.1 milionë euro, nga të cilat një kompani fituese e kontratës sekrete solli vetëm 5 respiratorë. Abuzimi me tenderët e shëndetësisë paraqitet edhe në raportin e Transparency International ku theksohet se qeveria ka përdorur pandeminë e Covid-it si pretekst për të mos dhënë informacion për shpenzimet publike e po kështu edhe FMN-në thotë se prokurimet emergjente për përballimin e pandemisë nuk ishin transparente.

Korrupsioni dhe abuzimi me tenderët ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për institucionet ndërkombëtare.

Gjykata Europiane e Auditit ka theksuar se në Shqipëri 30% e tenderëve publikë janë të paracaktuara.

Ne i bëjmë thirrje SPAK të hetojë tenderët korruptiv të qeverisë të cilat po pamundësojnë gjithnjë e më shumë shërbimin ndaj qytetarëve dhe po i varfërojnë ata.

Askush nuk habitet sot se si Rama vjedh shqiptarët me tenderë e koncesione

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit