Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka njoftuar se Facebook i mbylli faqen e saj në këtë rrjet social.
Ajo ka shkruar në Twitter se ajo s’i ka shkelur kurrë rregullat.
Por Çitaku tha se e ka një ose dy ide se kush ia ka raportuar faqen, ndërsa e ka quajtur qesharak vendimin e Facebook.
“Jo se mërzitem kaq shumë Meta, por ju nuk keni asnjë arsye për ta çaktivizuar Facebook-un tim. Nuk i kam shkelur asnjëherë rregullat, KURRË. Mund ta kem një ose dy ide se kush e ka raportuar faqen time, por kjo është thjesht qesharake. Gjithsesi”, shkroi ajo në rrjetin tjetër social, Twitter.