-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla prezanton kandidaten e Lushnjes: Edi Rama është njeriu i punës, Lulin të gjithë e njohim për gjumin

Kryesoret

Drejtuesi politik i PS-së për qarkun e Fierit Taulant Balla, u kërkoi lushnjarëve që t’i japin votëbesimin e tyre kandidates Eriselda Sefa për të çuar përpara punët e nisura. 

“E nisëm këtë takim me këngën e Kongresit, shkrepi drita në Lushnje u lind një diell dhe pas 102 vitesh nga Kongresi i Lushnjes ne kemi kënaqësinë të vendosim në krye të Lushnjes një vajzë, një grua, një  motër e cila ka eksperiencën e duhur për t’i dhënë Bashkisë një qasje të re, një qasje e cila në këto shtatë muaj ka dhënë frytet e saj. 

Balla në fjalën e tij nuk la pa përmendur edhe faktin se pse qytetarët e Lushnjes duhet të votojnë Partinë Socialiste me kandidaten Sefa dhe jo kandidatin e Lulit apo te Saliut dhe Ilirit. 

“Qytetarët e Lushnjes duhet të bëjnë krahasimin përse nuk duhet t’i japin votën kandidatit të Lulit? Eriselda është e Edi Ramës, a mund të thoni një punë që ka bërë Luli për Tiranën, ndërkohë Edi Rama është njeriu i punës, të ndjekim modelin e tij për të trasformuar Lushnjen. Lulin të gjithë e njohim për gjumin, ndërsa Edi Ramën për punën.

Bashkia dhe qeveria duhet të jenë të dyja në një rrugë ndaj si bashkia e shtatë më e madhe në vend, Lushnja ka mbështetur Partinë Socialiste më shumë dhe për këtë Eriselda do të vendos çdo punonjës në shërbim të komunitetit, ndaj Edi Rama ka të drejtë kur thotë që nëse do të bësh punë gratë janë ato që e bëjnë më së miri.

Në 6 mars duhe të marrim pjesë të gjithë në zgjedhje, duhet të trokasim derë më derë që qytetarët të vijnë të votojnë në mënyrë që projektet për Lushnjen të vazhdojnë, ne duam një votë që të jetë më e madhe se ajo e 25 prillit. Nuk i hynë në punë vota e qytetarëve të Lushnjes as Ilirit, as Saliut dhe as Lulit sepse ata nuk kanë lidhje me bashkinë, ne kemi këshillin bashkiak, kryetaren e bashkisë ndërsa ata nuk kanë as këshillin, as kryetaren dhe as qeverinë.

Le t’i japim Lushnjes një kryetare Bashkie ashtu si i ka hije këtij qyteti, votoni Numrin 1”, mbylli fjalen e tij Balla.

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit