Sokol Cikalleshi realizoi një gol spektakolar në kampionatin turk këtë të diel, në sfidën mes skuadrës së vendit të parë dhe të vendit të dytë. Edhe pse goli i tij nuk mjaftoi për t’i dhënë qoftë edhe një pikë skuadrës së tij Konyaspor, në përballjen me Tranbzonspor, ishte pa diskutim goli i javës në Turqi.
Pasi u fut si zëvendësues në mesin e pjesë së dytë, sulmuesi i kombëtares shqiptare realizoi një gol vërtet të mahnitshëm, kur 7 minuta nga fundi, mori një top në hyrje të zonës dhe pas një rrotullimi të shpejtë lëshoi një goditje perfekte, të pakapshme për portierin kundërshtar.
Ky është goli i pestë këtë sezon për Cikalleshin në kampionatin turk. Pas fitores së Trabzonspor 2-1, skuadra e tij renditet në vend të dytë, me 48 pikë nga 24 takime të luajtura, ndërsa Trabzonspor kryeson tashmë me 12 pikë më shumë, edhe pse ka një ndeshje më tepër.