Pavarësisht thirrjes së Ministrisë së Jashtme, në Ukrainë ka ende shqiptarë, të cilët po vijojnë jetën e tyre normalisht pavarësisht rrezik rus që është në “derë”.
Një prej tyre është Alban Cali, i cili në një intervistë në Top Channel ka treguar se ka në plan të largohet në ditët në vijim, teksa vendi është çdo ditë e më i rrezikuar nga pushtimi i mundshëm rus.
Cali, që në Ukrainë punon për një kompani të huaj, tregon se aktualisht, situata në qytet është e qetë.
“Nuk është parë ndonjë lëvizje masive e njerëzve. Unë po mendoj të largohem në ditët në vijim”, thotë ai, ndërsa tregon se ka komunikuar dhe me shqiptarë të tjerë që jetojnë në Ukrainë, por ndodhen jashtë zonës së rrezikut.









