Tre zyrtarë policie janë sulmuar me gurë në Prizren.
Policia ka bërë të ditur se dyshohet se ata u sulmuan nga një e grua që sipas tyre ishte me probleme mendore. Ajo kishte sulmuar edhe fqinjët e saj.
Policia njoftoi se e dyshuara është dërguar dje në repartin psikiatrik, pasi sipas policisë, nuk ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore.
Në këtë rast nuk ka patur të plagosur.