-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kontrolle të befasishme në burgje, zbulohen pajisje të teknologjisë së avancuar

Kryesoret

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë të ditur se ka kryer kontrolle të befasishme këtë të diel në burgun e Rrogozhinës dhe atë të Reçit.

Mësohet se në IEVP Rrogozhinë janë kontrolluar 8 dhoma ku janë konstatuar pajisje elektronike si televizorë, aparatura Digitalb-i, të cilat i kishin të cenuar elementët e sigurisë “vulat”. Një orë dore e gjetur nga grupet e kontrollit, dyshohet se përdorej si pajisje komunikimi.

Ndërkohë, në IEVP Reç është gjetur një pajisje komunikimi Android e modifikuar në një kuti kartoni, e cila e lidhur me televizorin mund të realizojë ndërveprim në rrjetet sociale. Po ashtu gjatë kontrollit u gjetën edhe një thikë e improvizuar, një radio dore e modifikuar me dalje USB dhe Antenë etj. Materialet u janë kaluar ekspertëve të SHKB-së së burgjeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit