Presidenti Ilir Meta ka reaguar në faqen e tij Facebook lidhur me situatën e disfavorshme në të cilën ndodhen bujqësia, blegtoria dhe argotizmi, si pasojë e rritjes së çminimeve.
Meta shkruan se po shkatërrohet investimet kurajoze në bujqësi dhe krahinat e bukura të Shqipërisë po braktisen çdo ditë e më shumë nga fermerët, të cilët kërkojnë një jetë më të mira jashtë vendit. Ai e ka cilësuar shpëtimin e bujqësisë si një detyrë mbarëkombëtare.
“Të gjithë bashkë për të mbështetur bujqësinë, blegtorinë dhe argotizmin.
Të gjithë bashkë kundër shpopullimit dhe shkretimit të krahinave më të bukura dhe patriotike të Shqipërisë!
Shkatërrimi i investimeve kurajoze në Bujqësi, çmontimi i serave dhe i stallave është mjerimi i vërtetë i saj, pasojë e braktisjes dhe e mos mbështetjes.
Kur pritej zgjerimi i investimeve në Bujqësi dhe shpresohej që filizat e projekteve kurajoze të të rinjve tanë emigrantë, të lulëzonin, po ndodh e kundërta.
Po ç’bëhet gjithçka e arritur me shumë mund e sakrifica!
Po detyrohen të rinjtë investitorë të guximshëm dhe patriotë të ndalojnë punën dhe të braktisin vendin.
Ndalja e kësaj tatëpjete dhe shpëtimi i Bujqësisë është një apel dhe detyrë mbarëkombëtare!”, shkruan ai.
/5pyetjet.al