Kryetarja e Komisionit Hetimor për Inceneratorët gjatë një konference në mesditën e sotme bën paralajmërimi e fortë se nëse dëshmitarët që janë thirrur nuk paraqiten në Komisionin e Hetimor për Inceneratorët, do zbatohet procedura me Policinë e Shtetit për ti marrë me forcë.
Jorida Tabaku tha se:
“Nesër do të merren në pyetje 3 administatorët e inceneratorëve të Tiranës, Elbasanit dhe të Fierit.” njoftoi Tabaku.
“Dëshmitarët e parë janë 3 administatorët. Dëshira jonë do të ishte që të ishin 3 pronarët, që janë në kërkim. Nëse nuk paraqiten, me të gjithë forcën që me jep ligji, me Policinë e Shtetit do ta zbatojnë procedurën. Kushdo që i del në mbrojtje abuzimit, jemi të hapur që t’i çojmë para drejtësisë.”, pohoi ajo.
Pak më herët në një konferencë së bashku me kryetarin Lulzim Basha dolën dhe folën për aferrën korruptive të inceneratorëve.
/5Pytetjet.al