Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se deri në fund të mandatit të qeverisë së ardhshme, paga mesatare mund të jetë 1000 euro.
“Është realiste dhe e arritshme, nëse nuk ka probleme të jashtme, e dini se çfarë dua të them”, tha Vuçiç.
Ai shtoi se po ashtu synohet që pensionet të jenë mesatarisht rreth 500 euro.
Duke komentuar situatën ekonomike, Vuçiç tha se Serbia në dy vitet e fundit, që nga fillimi i pandemisë, ka patur rritjen më të shpejtë ekonomike në të gjithë Evropën.
“Mjekët dhe infermierët nga Gjermania po kthehen tek ne për herë të parë. Ata duan të kthehen në vendin e tyre. Ne kemi problem me zejtarët dhe duhet të gjejmë një mënyrë për t’i kthyer në Serbi. Deri në fund të mandatit të qeverisë së ardhshme, paga mesatare do të jetë 1000 euro, kurse pensioni 500 euro. Kjo është e arritshme, nëse nuk ka probleme të jashtme”, tha ai.