-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pronari e lëshoi me qera për banim, qeraxhinjtë ja kthyen në “shtëpi bari”

Kryesoret

Laborator droge në Tiranë, ‘shtëpia e barit’ u zbulua nga SHÇBA, pronari jetonte në Austri, e dha me qira! 2 gra merrnin fëmijët dhe kontrollonin kanabisin! Dëshmia e shitëses dhe fqinjit

2 ditë më parë një laborator për prodhimin e kanabisit u zbulua në fshatin Pinet, në Ndroq të Tiranës! Report Tv ka zbuluar se ‘shtëpia e barit’ është zbuluar si pasojë e një hetimit të Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.

Report Tv ka mësuar se banesa ku u ndërtuar ‘Shtëpia e barit’ u lëshua me qira nga një person i cili jetonte në Austri. Autoritetet hetimore kanë marrë në pyetje një punonjës i një agjencie imobilare ka ndërmjetësuar marrjen e shtëpisë me qira nga një grua me emrin Rudina Xhambazi.

Ndërkohë që një banor i zonës ka deklaruar në polici se ‘të shtunë dhe të diel shikoja dy gra me fëmijë në oborrin e banesës’

Po në dosje të siguruar nga Report Tv thuhet se shitësja në një dyqan në fshat ka treguar se një grua i ka dorëzuar numrin me porosinë ‘të më marrë në telefon faturisti i OSHEE’.

Faturisti ka deklaruar se kontrollin e fundit të matësit të energjisë e ka bërë në muajin nëntor

Shefi i ekipit të grupit të punës së OSHEE ka thënë për policinë se banesa ku është kultivuar  drogë në Ndroq ka pasur anomali dhe në muajin nëntor i ka thënë lexuesit që nëse nuk gjente njëri në banesë t’i ndërpritet energjia elektrike. Sipas tij ky abonent është i mbifaturuar për shkak të një matjeje para shumë vitesh. Vetë nuk e ka verifikuar, por sipas procesverbalit është i rregullt matësi i energjisë elektrike. Lidhja e paligjshme nuk është konstatuar.

Në dosjen e siguruar nga Report Tv në lidhje me laboratorin e drogës në fshatin Pinet të Ndroqit në Tiranë është edhe dëshmia e shitëses së fshatit.

Ajo ka thënë për policinë se ka një dyqan rreth 1 km afer banesës ku u gjet lënda narkotike. Para rreth një jave, ditë e shtunë, në dyqan ka ardhur një shtetase femër, e panjohur e cila nga dialekti nuk ishte e zonës.

 Ajo ka qenë me një automjet, por nuk ia ka fiksuar targën. Ajo i ka dhënë një letër me një nr. Celulari dhe i ka thënë tia jepte faturistit të zonës që ta merrte në celular. Nëpërmjet djalit të saj, shitësja i ka dhënë letrën faturistit të zonës, të cilin nuk e njeh me emër.

Në lidhje me laboratorin e drogës të zbuluar në Ndroq është marrë në pyetje edhe polici i zonës, Adrian Malliku. Ai ka thënë që nuk ka pasur të dhënë apo informacione lidhen me kultivimin e bimëve narkotike. Si provë atij i janë sekuestruar 2 telefonë dhe është vënë në hetim.

/Shqiptarja.com

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit