-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bileta, reklama dhe babai i deputetit, Këlliçi zbërthen skemën: Si i “molën” socialistët inceneratorët

Kryesoret

Administratorja e inceneratorit të Tiranës Ariola Kodra dhe Arenc Myrtezani, ish-administrator i impiantit të plehrave në Fier dëshmuan sot në komisionin parlamentar hetimor që drejtohet nga Jorida Tabaku.

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi anëtar i komisionit hetimor i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” shpjegoi sesi në Tiranë qytetarët paguajnë cdo ditë 71 mijë euro për pastrimin e qytetit, por incenerim nuk bëhet në Sharrë.

“Është vendosur një çmim 29 euro për ton, që paguhet nga bashkia dhe ministria e Infrastrukturës. Por ka dy vite që duhet të ishte ngritur inceneratori, por ky shërbim nuk ofrohet, plehrat vetëm groposen, dhe i vetmi ndryshim është që i paguajmë 12 mln euro ekstra në vit, por djegie nuk bëhet.

Ka një pretendim absurd se nuk kanë filluar punimet, pasi leja e ndërtimit është zbardhur tre vite me vonesë dhe nga 2020 ka 6 vite afat për të përfunduar punimet.

Por nga 2017-2020 të gjitha janë ndërtime pa leje dhe duhet të shkojnë pas hekurave. Ne nuk na ofrohet asnjë shërbim, landfill kemi pasur dhe landfill kemi, toka është po e kontaminuar, ndryshimi është në faturë, është dyfishuar, nga 12 ka shkuar 24 mln euro në vit. Qytetarët e Tiranës paguajnë 71 euro në ditë për pastrimin e qytetit” tha ai.

Këlliçi tha se në kohën e bllokimit nga pandemia, koncesioni i Tiranës ka shpenzuar 700 mijë euro për bileta. “Çudira kemi zbuluar. Në 2019 dhe 2020 kur e gjitha bota ishte në pandemi, inceneratori i Tiranës kanë shpenzuar 700 mijë euro për bileta dhe justifikimi ishte se kanë takuar ekspertë të huaj.

Në vitin  2017 kur u firmos kontrata e inceneratorit të Tiranës 128 mln euro. Një kompani u themelua 30 gusht 2017 dhe kontrata u firmos në 31 gusht, pra vetëm 24 orë më pas fiton kontratën 128 mln euro me vetëm 800 euro kapital“.

Deputeti demokrat sqaroi sipas tij si janë të përfshirë zyrtarët e lartë të PS-së. “Këta kontratën për Tiranën e morën në 2017, këtu është kulmi i korrupsionit. Në Tiranë është i përfshirë, Erion Veliaj, Edi Rama, Arben Ahmetaj, etj.

Veliaj ka një shkelje flagrante, pasi kur është marrë opinioni, i vetmi që ka kthyer përgjigje pozitive është Veliaj, që nuk ka pyetur fare këshillin bashkiak dhe ka folur në emër të qarkut. Nuk ka firmosur për trajtimin e mbetjeve të Tiranës, por të gjithë qarkut, pa pyetur këshillin bashkiak dhe të qarkut.

Për Lefter Kokën nuk ka nevojë besoj se është pas hekurave. Lefter Koka është hajduti i dobishëm në këtë rast, pasi nuk fillon dhe mbaron me atë. Alqi Bllako, si ka mundësi që sapo firmoset kontrata, i ati i tij fillon punë me 10 mln lekë në muaj dhe për 15 muaj, paguhet 150 mln lekë, a nuk bie erë kjo? Në 2017 Ahmetaj u aksidentua në Maqedoni me Mirel Mërtitin, që është një nga pronarët e inceneratorëve” tha ai.

Lista e dëshmitarëve që do të thirren nga komisioni është e gjatë dhe mes tyre është ish-ministri i Financave, Shkëlqim Cani, por përse?

Kemi binde të thellë sepse është larguar nga posti pasi nuk ka firmosur për inceneratorët. Ka qenë personi që e ka penguar këtë proces. Po ashtu, Ermonela Felaj kur ka qenë ministre për marrëdhëniet me shtetin jepte mendim dhe ka qenë kundër dhe nuk e di cfarë e ka bërë sot të ndryshojë mendim” tha Këllici.  

/5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit