E ndërsa doza e tretë po aplikohet prej disa muajsh në shumë vende të botës, tashmë po bëhet gati e katërta.
Presidentja e Komitetit të Vaksinimit në Greqi, Maria Theodoridou u shpreh se sipas një studimi nga Izraeli, doza e 4-të dyfishon rezistencën ndaj infeksionit me variantin Omicron dhe trefishon mbrojtjen nga shtrimi në spital.
Ajo shtoi megjithatë se “rekomandimi për vaksinimin e dozës së tretë mbetet i fortë” dhe se “doza e 4-të kufizohet në raste të veçanta si imunosupresioni”, që është aftësi e dëmtuar e sistemit imunitar për të luftuar infeksionin ose sëmundje të tjera.
“Qëllimi kryesor i vaksinimeve është mbrojtja nga sëmundjet e rënda”. “Ne jetojmë në një kohë kur njohuritë po ndryshojnë vazhdimisht”, tha ajo duke iu referuar karakteristikave të variantit Omicron.
/5pyetjet.al