-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjyqtarja kërkon pafajësi: Gjykimi sulm politik nga Rama

Kryesoret

Një sulm politik nga kryeministri Edi Rama. Kështu e ka konsideruar gjyqtarja Enkelejda Hoxha procesin gjyqësor në ngarkim të saj. Në seancën e sotme në GJKKO, Hoxha tha se hetimi ndaj saj nisi menjëherë pasi u cilësuar si monstër nga ana e kryeministrit. Në vijim Hoxha kërkoi pafajësi ndaj akuzave të ngritura ndaj saj.

Enkelejda Hoxha e cila u arrestua me 11 shkurt bashkë me persona të tjerë si pjesë të një strukture kriminale që synonte të lironte disa të dënuar që e vuajnë dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë, kundrejt përfitimeve monetare.

Ajo është akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe rrezikon një dënim me nurg nga një vit deri në katër vjet, nëse shpallet fajtore.
Me 17 mars Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi shkarkimin Hoxhës nga detyra pë lirim në kundërshtim të ligjit të dy të burgosurve.

Gjyqtarja akuzohet se ka mundësuar uljen e dënimit dhe lirimin nga burgu të disa të dënuarve të profilit të lartë – përfshirë Endrit Doklen, Ilir Pajën dhe Hekuran Billën, kundrejt shumave që shkonin nga 6 miëj euro deri në 12 mijë euro.

Marr nga Balkanweb

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit