-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush negocioi me PD-në për vetingun? Përgjigjet Balla

Kryesoret

Pas mbledhjes së kryesisë së PS këtë të hënë, Taulant Balla foli për mediat, ku ndër të tjera u pyet edhe për votimin në Kuvend të zgjatjes së afateve të institucioneve të vetingut.

A u pyet se kush negocioi me Partinë Demokratike për votat e vetingut, Balla tha: “Nuk ka pasur negociatë për këtë çështje. Ka qenë vetëm ndërgjegjësimi i grupit parlamentar të PD-së, që vendosi të mbështesë procesin, duke e konsideruar tejet të rëndësishëm për rrugën europiane të Shqipërisë”.

Në lidhje me komisionin e Reformës Zgjedhore dhe asaj Territoriale, Balla theksoi: “Kemi dhënë aprovimin në Kuvend për ngritjen e komisioneve zgjedhore dhe territoriale. Të enjten do të votohet edhe për përbërjen e tyre. Partia Socialiste do të ketë 8 anëtarë në secilën prej komisioneve dhe bashkëkryetar i Komisionit për Reformën Zgjedhore do të jetë Damian Gjiknuri. Mandati do të jetë 6-mujor dhe mendoj se janë të mjaftueshme për të shqyrtuar të gjitha propozimet. Do të përpiqemi të biem dakord. Unë nuk dua të paragjykoj punën e komisionit, ka shumë çështje që duhen diskutuar”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit