-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasësi i rapsodit, gjykata jep masën e sigurisë për Edmond Përdodën

Kryesoret

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë burg pa afat për 39-vjeçarin Edmond Përdoda, i cili akuzohet për një ngjarje të dyfishtë të ndodhur 2 vite më parë.

Konkretisht në vitin 2020, Edmond Përdoda së bashku me vëllanë. Aleksandër Përdoda ekzekutuan me armë rapsodin Kol Murrani dhe mikun e tij Preng Simoni. Agron Lushi u procedua për akuzën e “Moskallëzimit të krimit”.

E ndërsa vëllai dhe Lushi u hetuan dhe gjykuan, Edmond Përdoda ishte ende në kërkim. Pas informacioneve në rrugë operative, policia zbuloi vendin ku fshihej, e rrethoi me ndihmën e RENEA-s dhe e prangosi.

Gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe një sasi baruti.

Si ndodhi vrasja dy vite më parë?

Rapsodi Kol Murrani dhe miku i tij Preng Simoni u gjeten të vrarë me armë zjarri më 27 prill të vitit 2020, pranë shtëpive të tyre të vjetra në fshatin Lalm i Vjetër, të Njësisë Administrative të Kolshit.

Murrani dhe Simoni banonin në periferi të qytetit të Lezhës dhe ditën e ngjarjes, në 27 prill 2020, kishin dalë herët në mëngjes me motor, për të shkuar te shtëpitë e vjetra që kanë në fshatin Lalm i Vjetër.

Pasi kanë ngarkuar një thes me jonxhë, dy burrat kanë vendosur të kthehen në Lezhë, por rrugës u qëlluan befasisht me armë zjarri nga Aleksandër Përdoda.

Për shkak të terrenit të thyer malor dhe mungesës së infrastrukturës së rrugës, Policisë i është dashur 60 minuta për të mbërritur në vendin e ngjarjes, ku ndodheshin viktimat.

Ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas një konflikti pronësie mes Preng Simonit dhe Aleksander Përdodës, i cili kishte ndodhur 8 muaj para ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit