Pavarësisht angazhimeve të tij, Presidenti Ilir Meta, ka gjetur kohë të urojë edhe festën e të dashuruarve, Shën Valentinin.
Ai ka postuar në Facebook një foto së bashku me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ku bashkëngjitur shkruan: “Gëzuar Shën Valentinin nga ne!”
Më herët, edhe Lulzim Basha mori një dedikim të bukur nga bashkëshortja e tij Aurela. Në një postim në profilin e saj në Instagram, Aurela Basha ka publikuar dhe këtë foto të vjetër të çiftit, ku duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit dhe të dashuruar.
“Çdo ditë që kaloj me ty është dita ime e preferuar. Prandaj sot është një ditë e re e preferuar për mua”, shkruan Aurela Basha për kryedemokratin.