-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryeministri britanik: Rusia po jep sinjale të qarta diplomatike, Putin po ul tensionin

Kryesoret

Kryeministri britanik Boris Johnson beson se në situatën e tensionuar mes Perëndimit dhe Rusisë për Ukrainën po shfaqen sinjale të hapjes diplomatike. Pasi Rusia pranoi tërheqjen e disa njësive ushtarake dhe tankeve nga kufiri perëndimor dhe jugor me Ukrainën, Johnson shtoi se nga dje deri sot situata ka ndryshuar dukshëm. Ai theksoi se presidenti i Rusisë Vladimir Putin duhet të ketë një program të uljes së tensioneve si dhe të tërheqë trupat nga kufiri me Ukrainën.

“Moska është e përgatitur për të sulmuar në çdo moment. Ka sinjale të përziera. Nga mbrëmja e djeshme deri më sot ka shenja të qarta të hapjes diplomatike. Ka ende hapësirë për diplomaci. Nëse ka vërtet shenja pozitive, le të nisim të mbështetemi këtu. Putin duhet të ketë një program të uljes së tensioneve dhe të tërheqë batalionet nga skena e mundshme e konfliktit. Do të doja që të shikoja që gjërat po zmbrapsen”, u shpreh Johnson. /5pyetjet.al

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit