30 shqiptarë janë arrestuar në një operacion të gjerë në Belgjikë.
Autoritetet belge ushtruan kontrolle të shumta në disa banesa në Bruksel dhe qytete të tjera duke çuar pas hekurave shqiptarët që dyshohen se janë përfshirë në trafik droge dhe vepra të tjera.
Qëllimi i autoriteteve belge është goditja e mafies shqiptare. Pak ditë më parë në Belgjikë u ekzekutua krahu i djathtë i fisit Çapja në Elbasan, Bledar Muça.
/5pyetjet.al