Komisioni për inceneratorët është përfshirë nga debati lidhur me dëshmitarët që janë në listë për t’u pyetur.
Gazetarët Jetmir Olldashi dhe Artan Rama ishin shkaku që deputetët socialistë të rebeloheshin dhe largoheshin për disa minuta nga mbledhja e komisionit.
Debati në komisionin për inceneratorët
Edmond Spaho: Përse e prishni seancën, nëse doni rrini, nëse nuk doni, ikni.
Jorida Tabaku: Ju lutem kolegë, jeni duke na vonuar punën, mos na bllokoni punën.
Besian Ajazi: Artan Rama është në papajtueshmëri me statusin e dëshmitarit. Zonja kryetare u bë e disata herë, që unë personalisht, por edhe kolegë të tjerë të shumicës jemi ndjerë në drejtimin tuaj jo ligjor të komisionit dhe mos na detyroni që të kërkojmë shkarkimin tuaj si kryetare e komisionit.
Jorida Tabaku: Zoti Ajazi, përsa kohë jemi duke hetuar një aferë korruptive dhe po flisni dhe po mbroni kriminelë në kërkim, frikë nuk duhet të kem unë nga ligji, por ata që mbrojnë kriminelët.
Mbledhja ndërpritet 15 minuta
/5pyetjet.al