Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelari gjerman Olaf Scholz janë takuar sot në Moskë, në të njëjtën dhomë ku u prit edhe kreu i shtetit francez Emmanuel Macron. Të dy u ulën në një tryezë 6 metra të gjatë, kjo sipas rusëve për të ruajtur në maksimum sigurinë ndaj pandemisë së koronavirusit.
Kjo pasi, ashtu si presidenti francez Emmanuel Macron javën e kaluar edhe Scholz refuzoi të bënte një test PCR rus përpara bisedimeve, duke zgjedhur që testin ta bënte nga një mjek i ambasadës gjermane në aeroplan fill pas uljes, disa momente para se të zbriste.
Të njëjtin veprim bëri dhe Macron, që nga mediat u interpretua si një gjest që tregonte frikë nga ana e presidentit francez, duke ngritur edhe teori me ç’mund të ndodhte me ADN-në e tij që do të mbetej në tampon.